Kërkoi të ndalet Kurti nga ekipi i Joe Biden-it, reagon sërish Grenell

Aktuale

Kërkoi të ndalet Kurti nga ekipi i Joe Biden-it, reagon sërish Grenell

Nga: A.M. Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:55
Richard Grenell, Albin Kurti

Ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka shpeshtuar reagimet kundër Albin Kurtit, i cili doli fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas reagimit të cilin e bëri në ditën e sotme, ku tha se Kurti është anti-amerikan, kërkoi që të ndalet nga ekipi i presidentit të tanishëm të Amerikës, Joe Biden.

Ndërkaq, në reagimin e dytë në Twitter, Grenell ka rikujtuar kohën kur Kurti ka hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit.

“Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Cicërima e plotë e Grenellit:

Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama.

Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat