Zyrtari i VV-së me akuza: Ç`po vjen era që PDK bashkë me Listën Serbe e ka pjellë edhe hilen e Adriana Hoxhiq-it

Aktuale

Zyrtari i VV-së me akuza: Ç`po vjen era që PDK bashkë me Listën Serbe e ka pjellë edhe hilen e Adriana Hoxhiq-it

Nga: A.M. Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:31
Edmond Pruthi

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Edmond Pruthi, ka ngritur akuza ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se LVV mund të ketë rreth 70% të votave nga mërgata e jo rreth 90% si në vitin 2019.

“Në këtë mënyrë LVV mund të ketë rreth 70% të votave nga mërgata e jo rreth 90% si në vitin 2019. Se ç'po vjen era që PDK bashkë me Listën Serbe e ka pjellë edhe hilen e Adriana Hoxhiq -it me votat e minoriteteve”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur se çfarë kanë bërë PDK-ja dy javë para fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Prokuroria po sillet nëpër KQZ, ndoshta është për këtë rast apo rast të ngjashëm, por me siguri prokuroria në KQZ është në lidhje me votat nga mërgata”, ka shkruar Pruthi në Facebook.          

Postimi i plotë:

Teori konspirative apo realitet, ashtu sikurse e dëgjova si rast do ta shkruaj këtu:

1. KQZ i ka dhënë PDK-së informata të mërgimtarëve që kanë votuar me 2019.

2. PDK ka votuar në emër të tyre këtë herë.

3. KQZ i ka refuzuar votat e personave që ia ka dhënë informatat PDK-së.

4. KQZ ka refuzuar me mijëra vota pasi që mërgimtarët i kanë dërguar me postë nga dy herë! (kush është ai që dërgon postë nga 100 euro dy herë, për qef...)

4. Në këtë mënyrë LVV mund të ketë rreth 70% të votave nga mërgata e jo rreth 90% si në vitin 2019. Se ç'po vjen era që PDK bashkë me Listën Serbe e ka pjellë edhe hilen e Adriana Hodzic-it me votat e minoriteteve.

Prokuroria po sillet nëpër KQZ, ndoshta është për këtë rast apo rast të ngjashëm, por me siguri prokuroria në KQZ është në lidhje me votat nga mërgata.

P.S. A ju kujtohet dy javë para fushatës së tanishme, PDK "bombardoi" përmes mediave të saj në Kosovë se po hap qendrat e saj në Kanada e shtete evropiane. Eh, kjo ka qenë kamuflazhë, që të bëhet edhe ky pisllëk, ndër të fundit që kapësit e shtetit e bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat