Osmani takon mërgatën në Zvicër: Jemi burim i ideve, kompetencës dhe profesionalizmit

Aktuale

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Jemi burim i ideve, kompetencës dhe profesionalizmit

Nga: A.Sh Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:49
Foto nga vendi i ngjarjes

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Zvicër me ftesë të Parlamentit zviceran.

Atje së pari është takuar me mërgatën, që sipas saj, me ata që sado që tashmë në këtë vend kanë ndërtuar shtëpinë e familjet e tyre, mendjen e zemrën e mbajnë gjithmonë pranë Kosovës.

“Mërgatë e dashur, ju na keni dëshmuar që sakrifica e puna e drejtë shpërblehet gjithmonë me të mirë”, ka shkruar Osmani.

Postimi në Facebook:

Vizitën në Zvicër, ku po qëndroj me ftesë të Parlamentit zviceran, e fillova me një takim me mërgatën tonë, me ata që sado që tashmë në këtë vend kanë ndërtuar shtëpinë e familjet e tyre, mendjen e zemrën e mbajnë gjithmonë pranë Kosovës sonë të dashur. Nuk e përshkruaj dot me fjalë se çfarë nderi, privilegji e krenarie është të jesh në mesin e juristëve, mjekëve, shkencëtarëve, studiuesve, ndërmarrësve, artistëve, arkitektëve e profestionistëve të fushave nga më të ndryshme të cilët po shkëlqejnë në profesionet që kanë përrzgjedhur e po japin kontribut të jashtëzakonshëm e përmbajtësor në shoqërinë zvicerane. Kishim aq shumë për të folur, por natyrshëm, fokusin e mbajtëm tek diskutimi i mënyrave të bashkëpunimit ku mërgata jonë nuk shihet më vetëm si burim i remitencave, por si burim i ideve, kompetencës dhe profesionalizmit, e për të cilat vlera vendi ynë ka nevojë tani më shumë se kurrë. Të lësh vendin tënd për të shkuar në një vend të huaj e të përballen me sakrifica të shumta e gjithë familja- nuk është aspak e lehtë. Por, mërgatë e dashur, ju na keni dëshmuar që sakrifica e puna e drejtë shpërblehet gjithmonë me të mirë. Dashurinë e madhe e të pa kusht që ju keni për Kosovën, do t`a kthejmë shumë shpejt në partneritet strategjik e projekte e angazhim konkret. Ju jam mirënjohëse secilit e secilës që pata kënaqësinë t’u takoj, e ndjesë të gjithë të tjerëve që për shkak të rregullave të pandemisë e kishim të pamundur t'ju përshëndesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat