Policia jep detaje për incidentin tek QNR, shkak – mosmarrëveshja në trafik

Aktuale

Policia jep detaje për incidentin tek QNR, shkak – mosmarrëveshja në trafik

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:25
Foto ilustruese

(E plotësuar 23:55) - Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se dy persona janë ndaluar në stacionin e policisë pas një mosmarrëveshje në trafik.

Ai tha se rasti ka ndodhur në ora 22:20.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast,në të cilën kanë qenë të përfshira dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre.

Rasti, sipas të dhënave fillestare ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP “Jugu” në Prishtinë”, tha ai.

Incident afër QNR-së, ka edhe arrestime 

Dyshohet se një incident ka ndodhur në Qendrën e Numrimeve të Rezultateve.

Raportohet se janë arrestuar disa persona.

Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.

Media do ju mbaj të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat