Ramosaj tregon se pse e përjashtoi Isa Mustafa nga LDK-ja

Aktuale

Ramosaj tregon se pse e përjashtoi Isa Mustafa nga LDK-ja

Më: 4 mars 2021 Në ora: 00:48
Berim Ramosaj

Ish-anëtari i LDK’së, Berim Ramosaj, njëherësh edhe ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, ka deklaruar se Isa Mustafa e ka përjashtuar nëpërmjet një ndryshimi statutar të këtij fraksioni politik.

Osmani ka thënë se kreu aktual i LDK’së solli, siç thotë ai, frymë autoritare në parti gjatë kohës sa ky ishte në Këshillin e Përgjithshëm.

“Ardhja e z. Mustafa në fakt pasoi me ndryshime normative. Isa me klanin e vet e ka përdor një formë seleksionimi. Isa Mustafa që në start u mundua ta instalojë frymën e re me ndryshime statutare. Që në momentin e largimit nga udhëheqjen e LDK’së, e shoh tek ndryshimi statutar që ndodhi tek hoteli Sirius”, deklaroi ai.

“Ishte një pikë, që i jepej aq autoritet i lartë kryetarit të partisë që të propozojë 2/3 të këshillit të përgjithshëm, të kryesisë dhe funksioneve kryesore të deputetëve potencial që marrin pjesë në zgjedhje. Ai është rregullimi i parë i LDK’së sipas modelit të Mustafës. Ai në shumë paraqitje publike e ka paraqit si lidhje të re LDK’në, që e rregulloi me letra. Ai iu është rikthyer nostalgjisë e frymës rugoviane, gjë që solli elektoratin e vjetër. Nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë rregullim normativ të statutit. Nuk e kishte shancën asnjë kryetar pa i siguru 50% të votave që ishin në Kuvend të LDK’së. Vullneti personal i kryetarit iu është imponuar Këshillit të Përgjithshëm”, sqaroi tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat