Arban Abrashi, i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk arriti të bëhet deputet

Aktuale

Arban Abrashi, i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk arriti të bëhet deputet

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:17
Arban Abrashi

Ministri në detyrë i Infrasatrukturës, Arban Abrashi, është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që mbajti post të ministrit së fundi dhe nuk u zgjodh deputet.

Abrashi mbante numrin 14 në listën e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

LDK-ja, si parti e tretë në këtio zgjedhje do të ketë 15 deputetë në Kuvend, pasi ka marrë më pak se 13 për qind.

Nga Qeveria në detyrë, sa u përket anëtarëve të LDK-së, ulëset në Kuvend i kanë siguruar kryeministri Abvdullah Hoti, zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrat Anton Quni, Agim Veliu, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa dhe Vlora Dumoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat