Lumezi: Përgjimet zbuluan përfshirjen e policëve në vepra penale

Aktuale

Lumezi: Përgjimet zbuluan përfshirjen e policëve në vepra penale

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:30
Aleksander Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi në një konferencë për media ka dhënë detaje për aksionin e Prokurorisë Themelore, Inspektoratit Policor dhe Policisë së Kosovës ku u arrestuan 8 zyrtarë policor

Lumezi bëri të ditur se në mesin e të arrestuarve janë 2 pjesëtare të PK-së dhe një pjesëtar i komunitetit serb.

Ai tha se në bazë të informacioneve që kanë marrë nga përgjimet do të zgjerohen hetimet edhe për disa persona të tjerë.

Lumezi shtoi se sot janë bastisur disa lokacione ku janë sekuestruar 9 telefona mobil, një veturë dhe disa dokumente e raporte zyrtare.

“Sot janë arrestuar 8 zyrtarë policor, 2 femra dhe një pjesëtar i komunitetit serb. Edhe njëhere kemi vëretuar se puna e përbashkët ekipore kanë dërguar porosi të qarta tek të gjithë pjesëtarët e grupeve kriminale se herët a vonë të gjithë do të përballen me drejtësi.

Ky rast është duke u hetuar gati qe një vit, ka kaluar një vit në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës. Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga përgjimet kemi ardhur në përfundim që duhet të zgjerohen hetimet edhe për disa persona me qëllim që të vërtetohet përgjegjësia e tyre penale për veprimet e tyre që i kanë ndërmarrë kundërligjshëm.

Këta 8 persona që sot janë arrestuar janë të dyshuar për disa vepra penale, të “Keqpërdorim të Autoritetit” që është e dënueshme nga 1-8 burg, Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” , “Ushtrimi i ndikimit” i dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

Kështu që sot me urdhër të gjyqartes së procedures paraprake janë bastisur disa lokacione të personave zyrtar ku janë konfiskuar 9 telefona mobil, një veturë dhe disa dokumente e raporte zyrtare”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat