Parlamenti i Zvicrës ngritet në këmbë dhe duartroket për Vjosa Osmanin

Aktuale

Parlamenti i Zvicrës ngritet në këmbë dhe duartroket për Vjosa Osmanin

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:34
Parlamenti i Zvicrës

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani është mirëpritur nga Parlamenti i Zvicrës.

Ajo është pritur me duartrokitje nga deputetët zviceranë.

"Të nderuar me pritjen e bërë nga Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i Zvicrës për delegacionin tonë në mbledhjen plenare të këtij Këshilli", ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ka qenë Presidenti i Këshillit Andreas Aebi ai që gjatë fjalës së tij ka thënë se nuk ndodh shpesh që mysafire të jetë një kryetare Parlamenti dhe njëkohësisht edhe Presidente, siç është Osmani.

Në vijim, ai tha se Kosova dhe Zvicra janë vende që kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.

“Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”, tha ai.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat