Anton Quni rrëfen për gëzimin e ushtarëve të UÇK-së pas përfundimit të luftës

Aktuale

Anton Quni rrëfen për gëzimin e ushtarëve të UÇK-së pas përfundimit të luftës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:25
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, i ftuar në emisionin Studio A me Adelina Hasanin, rrëfen për gëzimin e ushtarëve të UÇK-së pas përfundimit të luftës.

Nuk e kemi mendu se kemi me finalizu kaq shpejt, ne kemi prit luftë të gjatë, ndoshta edhe shumë vjeçare, duke i ditur kapacitet tona, ështe e vështirë me i ngrit të gjitha ato formacione të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, vjen një moment kur më telefonon një nga ushtarët i cili ka qenë mbështetës i kauzës tonë.

Posaqërisht në aspektin profesional, më 9 Qershor në ditëlindjen time, për herë të parë më thirr në emer dhe më thotë të lutem mos i lëviz forcat, në atë moment kur më telefonoj Gjenerali Kudusi Lama, më tregon se forcat serbe nënshkruajn kapitullimin para forcave të Natos.

 Ishte moment që nuk spjegohet, aty kumtova lajmin te ushtarët se lufta mbaroj, u shprehë Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat