Besarta Jashari me shkrim prekës: Kush synon të na rrezikoj këtë liri, ky zjarr është përgjigjja

Aktuale

Besarta Jashari me shkrim prekës: Kush synon të na rrezikoj këtë liri, ky zjarr është përgjigjja

Nga: D.RR Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:51
Besarta Jashari

E bija e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e familjes, Besarta Jashari, ka bërë një shkrim prekës në natën e zjarreve në prekaz.

Jashari ka thënë se çdo gjë do të ishte e rëndomtë pa aktin unik të vetëflijimit për liri të familjes së saj.

Përmes një fotografie të manifestimit për Natën e Zjarreve në Prekaz, Besarta tha se ky zjarr është i veçantë, sepse na ndriçon neve të ardhmen.

Shkrimi i plotë:

Do të ishte e rëndomtë...

edhe nata,

edhe zjarri,

do të ishin të rëndomta sonte...

edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë...

edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !

...

Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.

Andaj,

ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta...

edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,

e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !

...

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat