Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së: Profesori Zejnullah Gruda do t’i mungojë këtij vendi

Aktuale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së: Profesori Zejnullah Gruda do t’i mungojë këtij vendi

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:00
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook e kujtoi Grudën si një profesionist të vërtetë e të ndershëm.

Tutje tha se Gruda do t’i mungojë shumë vendit.

“Më ka tronditur lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda! Një njeri i madh, profesionist i vërtetë e i ndershëm! Ky ishte profesor Zejnullah Gruda, njeriu i cili gjithnjë, pa hezitim është angazhuar dhe ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit. Profesori i nderuar do t’i mungojë këtij vendi! Nderime pafundësisht”, shkroi Hoxhaj.

Gruda ishte profesor i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat