Kosnett: Edhe pse të pavlerësuara, gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Aktuale

Kosnett: Edhe pse të pavlerësuara, gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:04
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, derisa ka thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këtë e kanë pranuar edhe shumica e votuesve.

“Megjithëse shpesh të pakredituara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.

Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së # Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! # IWD2021”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat