Befason Gjinovci: Na Vetëvendosja e kemi pasë “halë në sy” Lutfi Hazirin një kohë

Aktuale

Befason Gjinovci: Na Vetëvendosja e kemi pasë “halë në sy” Lutfi Hazirin një kohë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:22
Rron Gjinovci

Opinonisti Rron Gjinovci ka thënë se anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, është parë si peng politik nga partia në të cilën ishte pjesë më herët, Lëvizja Vetëvendosje.

Gjinovci këto deklarime i bëri në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku po diskutohet lidhur me çështjen e kandidaturave të reja për kryetar të LDK’së.

“I vetmi është Lutfi Haziri që bën bashkëbisedim e nuk bën monologje. Kjo aftësi e tij e bën që të jetë eminent në LDK për kohë të gjatë. Lutfi Hazirin e kemi pasë na Vetëvendosja halë në sy për shkak të decentralizimit, negociatat etj”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka thënë se kreu i Komunës së Gjilanit ka qenë një nga figurat kryesore që ka mundësuar koalicionin LDK-LVV në vitin 2019.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme LDK’ja ka konfirmuar kandidaturën e Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat