Nuk është Abdixhiku dhe Haziri: Profesori universitar jep emrin se kush duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, këto janë 10 arsyet

Aktuale

Nuk është Abdixhiku dhe Haziri: Profesori universitar jep emrin se kush duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, këto janë 10 arsyet

Nga: N. H Më: 8 mars 2021 Në ora: 23:15
Lidhja Demokratike e Kosovës

Profesori universitar, Qerim Kastrati, njëherit veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë emrin e të preferuarit të tij për kryetar të LDK-së.

Sipas Qerimit, ideali për pozitën e të parit të LDK-së është Kujtim Shala.

Përmes këtij shkrimi, profesori universitar ka dhënë 10 arsyet pse Shala duhet të jetë kryetari i ardhshëm i LDK-së.

Ja shkrimi i tij:

Image
Qerim Kastrati

Akademik Kujtim Shala Kryetar i LDK-së

Arsye-Argumente:

1. Tradita e LDK-së- Kryetari të jetë Akademik;

2. I lindur në Kosovë, në familje të arsimuar;

3. Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

4. Prindi i tij ka qenë mësues i shumë gjeneratave të Komunës së Pejës;

5. Profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në studimet Master në Fakultetin e Filologjisë në Tiranë;

6. Është ndër anëtarët e rregullt më të rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe më gjerë;

7. Ka të shkruara më shumë vepra se sa moshën që e ka;

8. Njohës dhe artikulues shumë i mirë i çështjeve politike brenda dhe jashtë Kosovës;

9. Mbështetës për Kosovën shtet unitar;

10. Ka mbështetjen më të madhe brenda anëtarësisë së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat