Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i jep “goditje” Lutfi Hazirit, kryetari i ri i LDK-së nuk duhet të jetë ai që ishte i afërt me SHIK-un e LPK-në

Aktuale

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i jep “goditje” Lutfi Hazirit, kryetari i ri i LDK-së nuk duhet të jetë ai që ishte i afërt me SHIK-un e LPK-në

Nga: N. H Më: 9 mars 2021 Në ora: 00:48
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Pasi edhe zyrtarisht u konfirmuan dy pretendentët për kryetar të LDK-së, Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë dhe e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim të ashpër.

Tahiraj, edhe pse nuk ka përmendur emra, ka bërë me dije se kryetar i LDK-së nuk duhet të jetë ai që ka qenë për shkëmbim territoresh dhe i afërt me SHIK-un e LPK-në.

Kujtojmë se Lutfi Haziri, kandidat për kryetar të LDK-së, është raportuar shumë herë për afersinë e tij me krerë të SHIK-ut.

Madje, një fotografi e famshme mes Lutfi Hazirit të LDK-së dhe ish-zëvendësshefin e SHIK-ut, Ilmi Reçica pati bërë bujë shumë të madhe.

Ja postimi Tahirajt:

Image
Saim Tahiraj

Kandidat për të parin e LDK-së nuk duhet të jenë ata të cilët: Nuk janë Kosovocentrist, ishin për shkëmbim territoresh, ishin të afërt me SHIK (PDK), ishin të afërt me shtabin e LPK-së gjatë lufte dhe punuan pas shpine të MMRK, nuk patën guximin t’i mbrojnë vlerat e rezistencës së armatosur që nga viti 1991 e gjerë paslufte, vrapuan vetëm pas pozitave dhe fare nuk ju interesoj se ku po e dërgojnë LDK-në, i kanë humbur zgjedhjet në komunën e tyre, nuk janë unifikues por përçarës, janë të afërt me VV-në dhe pretendojnë t’i kthejnë dezertorët në LDK!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat