Një nga këta tre emra pritet ta zëvendësojë Meliza Haradinajn në krye të MPJD-së

Aktuale

Një nga këta tre emra pritet ta zëvendësojë Meliza Haradinajn në krye të MPJD-së

Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:55
Meliza Haradinaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e po ashtu nga të gjitha funksionet në AAK.

Pas dorëheqjes së saj, aktualisht MPJD mbetet pa udhëheqës, ku së shpejti kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pritet ta emëroj njërin nga zëvendësministrat e kësaj ministrie.

Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj që aktualisht kanë pozitën e zëvendësministrit, pritet që të emërohen në vend të Meliza Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë se së fundmi dorëheqje nga pozita e ministres së Financave dha edhe Hykmete Bajrami, e cila u zëvendësua nga Agim Krasniqi që mbante pozitën e zëvendësministrit

Gjithashtu edhe Blerim Kuçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore. Kuçi u zëvendësua nga bashkë partiaku i tij Muharrem Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat