Skandali me vjedhjen e votave, reagon profesori universitar: Kosova, vendi ku bëhesh deputet me vota mafioze

Aktuale

Skandali me vjedhjen e votave, reagon profesori universitar: Kosova, vendi ku bëhesh deputet me vota mafioze

Nga: N. H Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:36
Meliza Haradinaj – Stublla

Manipulime dhe blerje të votave brenda partive politike u konfirmua se pati në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Ishte kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla e cila kësaj radhe u bë temë diskutimi.

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment, duke thënë se ky skandal dëshmon më së miri për dobësitë evidente të Ligjit aktual zgjedhor.

Tutje, ai thekson se afera e ndodhur me ish-ministren e AAK-së, e dëshmojë prezencën fizike të komisionerëve të kriminalizuar të cilët përmes korruptimit arritën të “promovojnë” jo deputetë që morën vota qytetare, por ata të cilët kanë mundësi financiare të paguajnë këto grupe mafioze.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fadil Maloku

Kosova vend ku deputet s'të bë vota qytetare, po vota mafioze komisionerëve!

Ose; Meliza Haradinaj (s) është fajtore!

1. Afera apo skandali që "modelua" rreth kandidates për Deputet/e nga radhët e AAK-s, dëshmon më së miri jo vetëm për dobësitë evidente të Ligjit aktual Zgjedhor, të cilit që nga fillimi i instalimit (si copy paste, nga ish "ekspertiza" e eminencave UNMIK-iane!) demokracisë në Kosovë, i ka munguar ai mekanizmi i kontrollit të brendshëm shtetërorë që shquhet si një lloj check& balance, por, edhe fuqia dhe autoriteti i komisionerëve të “aftësuar dhe trajnuar ekskluzivisht për mënyrat dhe sekretet e vjedhjes (lexo; "bartjes" prej një kandidati për deputet, në tjetrin kandidat!?) së votave.

2. Afera e ndodhur me ish ministren (tashmë, edhe të dorëhequr) e AAK-s, në fakt vetëm sa e ridëshmojë, prezencën fizike të këtyre komisionerëve të kriminalizuar të cilët përmes korruptimit... arrijtën të "promovojnë" jo deputetë që morën vota qytetare, por, sish deputet që kanë mundësi financiare paguajnë këto grupe mafioze, korruptive.

3. Është më se e qartë që nga paslufta e këndej në gjitha zgjedhjet mbajtura, ka pas ankesa në punën e komisionerëve! Bile edhe kur u krijua alibia e "vjedhjes industriale", për çka u deshtë që edhe ish Ambasadorja amerikane të alarmoj..!? Por, gjitha këto marifetllëqe, e vjedhje të profesionalizuara (fillimisht nga militantët partiak) i fshehën politikanët e partive më të mëdha politike të vendit! Ndryshe, si ka mundësi që disa deputetëve të përjetshëm, t’i "rezervohen" në gjitha Legjislaturat e pasluftës vendi i deputetit! Si ish anëtarë i Komisionit Zgjedhor, gjithnjë pas zgjedhjeve kam ngritur shqetësimin tim për dëmet që i shkaktonin këta"paramilitarë" krejt procesit zgjedhor! Edhe atëherë, po edhe tani, as politika, as prokuroria, e as partitë politike fare s'kanë qenë të interesuara ta pastrojnë ligjërisht si "kursin e zgjedhjeve", ashtu edhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të njëmendët tē popullit, nga ky rrjetë strukturuar kriminal...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat