5 ditë pa filluar Kuvendi i LDK-së, përfaqësuesit në diasporë ende pa ftesa

Aktuale

5 ditë pa filluar Kuvendi i LDK-së, përfaqësuesit në diasporë ende pa ftesa

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:43
LDK

Të dielën, më 14 mars, do të mbahen zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të përzgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së kryetarit Isa Mustafa.

Mirëpo, ndonëse kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në ditën e zgjedhjes, mëson nga burimet se delegatët e LDK-së që janë në diasporë dhe brenda Kosovës, ende nuk janë ftuar që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK.

Kështu ka pohuar edhe Bahtir Kastrati, kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks.

Ai shkurt tha se akoma nuk ka marrë ftesë për 14 mars.

“Akoma s’kemi marrë ftesë, normal jemi të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit”, tha Kastrati.

Media ka tentuar të marrë një deklaratë nga sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, por nuk ka qenë i qasshëm.

Deri më tani, kandidaturën zyrtarisht për të marrë kreun e LDK-së e kanë paraqitur Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat