Zemaj: 33 mijë e 600 doza të vaksinave COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë marsit

Aktuale

Zemaj: 33 mijë e 600 doza të vaksinave COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë marsit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:53
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

Zemaj thotë se 33 mijë e 600 doza të vaksinave të kompanisë COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

“Gjatë muajit mars vijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it”, tha Zemaj.

Zemaj po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.

“Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat