Ferati: LDK nuk ka analizë të mirëfilltë pse erdhi deri të ky rezultat

Aktuale

Ferati: LDK nuk ka analizë të mirëfilltë pse erdhi deri të ky rezultat

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:01
Sadri Ferati

Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisionin “ Debat Plus” ka thënë se LDK-ja ende nuk ka një analizë të mirëfilltë se cilët janë shkaktarët e rezultatit të 14 shkurtit.

Ferati tha se LDK-ja nga viti 2010 ka pasur një stagnim.

“Më e rëndësishme në këto momente është që LDK-ja akoma nuk ka dokumente të analizave të mirëfillta se cilët janë shkaktarët kryesor pse LDK-ja ka ardhur në këtë rezultat, pasi ka disa shkaktarë për këtë.

Ta kenë analizën, ta kenë një qasje, LDK nuk është që e ka parë këtë vit këtë rënie por LDK-ja ka vite që e ka parë që nuk është shumë e pranueshme. Akceptimi i qytetarëve për LDK-në ka qenë që është jo dinamike. Nuk është problemi vetëm këtë vit, LDK-ja prej vitit 2010 ka pasur stagnim.

Kjo rënie këtë vit ka edhe arsyje të tjera, LDK duhet të shkoj tek ata faktorë që mundet vet t’i kontrolloj. LDK në prioritet duhet t’i ketë veprimet që duhet bërë, pastaj delegatët të zgjedhin se cili kandidat është më i miri që duhet ta udhëheq atë kryesi të mirë, sigurisht del kryesia e mirë e LDK-së”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat