Paçarizi: Nëse manipulimi për vota të Haradinaj-Stublla del i vërtetë, dorëheqja nuk është e mjaftueshme

Aktuale

Paçarizi: Nëse manipulimi për vota të Haradinaj-Stublla del i vërtetë, dorëheqja nuk është e mjaftueshme

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:19
Rrahman Paçarizi

Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi thotë se në rast se manipulimi me vota të Meliza Haradinaj-Stublla del të jetë i vërtetë atëherë dorëheqja që bëri sot nga pozita e Ministres në detyrë të Punëve të Jashtme nuk është e mjaftueshme.

Paçarizi në Rubikon deklaroi se ende nuk dihet nëse diçka e tillë është e saktë e për këtë duhet të priten hetimet.

“E gjithë kjo e ka historinë sado të shkurtër të akuzave që i janë bërë asaj përkatësisht bashkëshortit të zonjës Haradinaj-Stublla për manipulim të votave dhe blerje të votave”.

“Ne nuk e dimë ende nëse diçka e tillë është e saktë, nuk e dimë se kur ka ndodhur pasi ka njoftime që ka ndodhur më 2019, ka njoftime që kanë ndodhur në këto zgjedhje. Mendoj se duhet të priten hetimet për të ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

“Nuk po them se ky mund të jetë rasti por se mund të ketë raste që dikush mund të bëjë një xhirim të caktuar, dikush mund të bëjë një akuzë të caktuar por është interesant pasi edhe personi që ka marrë ryshfetin do të preket nga ai që ka dalë në xhirimet që janë bërë publike”.

Opinionisti tutje thotë se në rast se e gjithë kjo del të jetë e vërtetë atëherë dorëheqja nuk është akti i mjaftueshëm për t’u shpërlarë zonja Haradinaj-Stublla.

“Nuk mendoj që dorëheqja është një akti i mjaftueshëm për t’u shpërlarë në rast se ka ndodhur diçka e tillë, madje deklarata e saj [Meliza Haradinaj-Stublla] është krejt e paqartë ku ajo thotë se duke e parë se po humbin persona bëjnë gjithçka në fakt ajo që akuzohet se ka bërë gjithçka është vet zonja Haradinaj-Stublla përkatëisht bashkëshorti i saj dhe nuk janë të tjerët. Prandaj këtë e shoh si një përpjekje për t’u shpërlarë me një dorëheqje duke u përpjekur ta hedhë fajin dika tjetër”.

Mes tjerash Paçarizi tha se është fatkeqësi shumë e madhe që në Kosovë ende manipulohet me vota.

“Ajo që është një sekret publik në Kosovë është se votat në të vërtetë manipulohen fatmirësisht jo më votat e subjekteve politike por manipulohen votat brenda dhe të fortët sigurojnë më shumë vota dhe kjo është një fatkeqësi shumë e madhe sepse kemi parë edhe listat e partive që kanë humbur zgjedhjet janë kryesisht njerëz të ricikluar aty”, tha Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat