“Për një mosmarrëveshje”, rrëfimi i gruas që u dënua me 24 vite burg për vrasjen e burrit

Aktuale

“Për një mosmarrëveshje”, rrëfimi i gruas që u dënua me 24 vite burg për vrasjen e burrit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:59
Gruaja

Gati tash e 20 vjet sillet kështu në këtë dhomë dhe jeta e saj është brenda këtyre mureve.

“Shumë e gjatë është një orë këtu, ndonjëherë nuk shkon as ora, as dita. Kur jemi mërzitshëm, nuk shkon hiç”, kështu e nis rrëfimin e saj M.M e cila po vuan dënimin me burg për vrasjen e bashkëshortit.

Teksa flet për këtë, zëri i saj dridhet e lotët nuk mund t’i ndal. Thotë se ishte një mosmarrëveshje që qoi deri tek vrasja, gjë për të cilën është penduar shumë.

“Qitu nuk muj me tthon, smuj me ta pershkru as vet, u kon nje mosmarrveshje se une jom kon vet e treta n’grup… spo di qysh me ta thon tash prej fillimit, gat osht..”

“Kurrë,, kurrë n’jete.. qat dite qe jom arrestu nqat sekond i bjen pishman, po vone osht, e kisha thon mos me gabu kërkush…”

Kjo radio i bën shoqëri, e nganjëherë e motivon edhe të shkruaj për nënën e saj, për të cilën ndjenë mall të madh.

Shprehet se e mbyt fakti që nuk mund ta shikoj atë duke iu mbuluar fytyra me rrudha.

“Mallin e heku me foto, edhe shkruj, shkruj per nanen mas shumti (qanë) … ajo qe 20 vjet me ka maj ne kete jete”

E dhimbshme për të është se pos nënës, asnjë familjar i saj nuk e thërret në telefon. Mërzinë dhe mallin që ka për ta, e shkruan në ditarin e saj.

“Libra lexoj edhe shkruj, ama jo shume me lexu, ma shume me shkru, se mdoket qe e heku nifar duqi si tshkruj,…un e shkruj per cdo dite, sahere e boj nje telefonat une shkruj…”

“Gjumi mdel shume shpesh naten, perpara kom perdor terapi, tash jo.. gjumi mdel shume shpesh naten, e mendopj gjithcka, ban vaki bohet mengjes edhe nuk mnxen gjumi…”

M.M tregoi se vetëm 7 ditë brenda vitit ka të drejt të dal jashtë burgut.

“Po ato dite, e ato ore shkojne shume shpejt, as nuk flej asni second se ki qef me I shfrytzu, me u cmall me ta.. e vizita nuk kom, rralle, nana smunet me ardh , e kom smut…”

44-vjeçarja mundohet të jetë aktive brenda burgut të Lipjanit. Punon dhe ndjek shumë kurse.

Kur pyetet për jetën e saj para se të futej brenda grilave, ajo shtanget dhe i vijnë në mendje shumë kujtime.

I kanë mbetur edhe 4 vjet për ta përfunduar dënimin me burg, por pavarësisht të gjithave shpreson që presidenca t’ia aprovoj kërkesën për faljen e dënimit të mbetur.

Lidhur me kërkesën e saj për faljen e dënimit”, “#Gjesi” ka kontaktuar presidencën dhe ka marrë një përgjigje me shkrim.

“U.d presidentja Vjosa Omsani nuk ka marrë vendimi për falje të të burgosurve. Do të mblidhet Komisioni përkatës në të ardhmen e afërt për shqyrtim të kërkesave për falje”. 

Ndryshe, gjersa vitet shkojnë, M.M mendon për jetën e saj jashtë mureve të burgut.

Ajo këshillon të gjithë që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bëjnë gabime për të cilat do të pendohen shumë shpejt.  

“Mos me gabu, me ardh ktu.. se qysh thohjne ktu dera osht e madhe me hi  po e vogel me dal,  Dhe kasha thon mos gaboni, rune gjakeftohtsine se osht I ran ky vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat