Kimete Berisha “godet” fuqishëm Lutfi Hazirin: Është tip i tregtarit - “Kumbarë” i LDK-së

Aktuale

Kimete Berisha “godet” fuqishëm Lutfi Hazirin: Është tip i tregtarit - “Kumbarë” i LDK-së

Nga: N. H Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:36
Kimete Berisha

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ditë më parë ka zyrtarizuar kandidaturën tij për kryetar të LDK-së, zgjedhja e të cilit pritet të bëhet më 14 mars.

Përveç tij, në garë për kryetar të LDK-së deri më tani janë edhe Anton Quni e Lumir Abdixhiku, dhe Besian Mustafa.

E, një koment për kandidatin për kryetar të LDK-së e ka bërë opinionistja Kimete Berisha në profilin e saj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Berisha ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të Hazirit, ku këtë të fundit e ka quajtur si tregtar dhe kumbara i LDK-së.

Ja shkrimi i Berishës:

Nga bulevardi i ëndrrave të thyera.

1. Lutfi Haziri secilën herë po shkon duke e mtrashë zanin, e ngapak edhe duke e shterë.

Se është njëfarë taktike: kur ti flet ngadal, me zë të shterur, me volum të ulët e pa emocione, si dhe i përsërit tri herë të njejtat fjalë, automatikisht dukesh serioz, me plot kuptimin e fjalës dukesh 'Kumbarë' i LDK-së.

Edhe mënyra se si po fundoset në fotele kur po ulet para kamerave, po ia jep tiparet e nevojshme 'gang'!

Lutfi Haziri është tip i tregtarit.

Di të blejë, di të shes, di ta ulë çmimin, e njeh aksham pazarin, di të duket i 'rrezikshëm' pa qenë i rrezikshëm;

di të duket i urtë, pa qenë i urtë;

di të duket shok i të gjithëve-pa qenë shok i askujt;

di të duket i besueshëm-anipse s'ka njeri të cilit i beson,

dhe mbi të gjitha di të kërkoj falje nëse ka nevojë.

Lutfi Haziri di t'i respektojë të gjithë, pa u dukur i nënshtruar, dhe e mira e së mirës di të jetojë në kohën e tashme.

Në LDK të gjithë të tjerët jetojnë në kohën e shkuar, prandaj partia duket si një muze i mykur.

2. Sikurse Ju, as unë, Lumir Abdixhikun nuk e njoh. Nuk e di asnjë kontribut të tij publik dhe nuk e kam lexuar kurrë asnjë thënie të tij.

Fizikisht duket prepotent, mendjemadh, i vetëkënaqur dhe përjashtues.

Duart i mban lidhur si Angela Merkel, e formon diamantin me gishta!

3. LDK bëhet e gjallë veç me semestra, një herë në gjashtë muaj, kur vjen koha e provimeve, shpurdhin ngapak, i japin disa 'ligjerata', e pastaj, asnjëri prej tyre nuk merret me politikën ditore, sepse të gjjthë janë politikanë 'festiv'.

Asnjëri i dobishëm në jetën e përditshme.

4. Anton Quni, po. I urtë dhe i sinqertë.

Ma çon mallin e kishës katolike shqiptare që gjithmonë e gjen hapur, por gjithmonë e zbrazur, brenda saj kurrë s'e gjen asnjë prift, asnjë motër nderi, asnjë ciceron që të jep naj fletushkë apo të jep drejtim me ndonjë këshillë.

Nëpër kishat evropiane krejt ndryshe, 'ato' nuk i gjen të zbrazura si Katedralen tonë, atje pa t'u afruar dikush të t'thotë së paku 'ndalohet fotografimi', nuk ndodh.

5. Avdullah Hoti as nuk qesh pa e marrë lejen e Isa Mustafës.

Njëherë pyet, e pastaj, nëse 'licencohet'- qesh!

Ne nuk kemi nevojë për LDK-në, prej ditës që LDK s'ka pasur nevojë për Ne.

Fati nuk përsëritet.

Prandaj nuk ekziston asnjë personalitet që mund ta 'ringjall' LDK-në.

LDK duhet të mësohet me 'Fatin e Ri'.

6. Njëra e LDK-së, kur e thërrisnin në mbledhje, u thoshte kolegëve, 'Jo valla sot, shtyjeni mbledhjen për një ditë tjetër se jam tuj u baravat me turshi', plus ju kish pas shpu' burja.

LDK ka qenë parti tagrambledhëse, ka jetuar në shpinë të popullit, ka qenë parti konsumuese, dembele dhe e vetëkënaqur, prandaj nuk ekziston më.

Sepse vetëkënaqësia është fundi i rrugës.

7. Në kohën kur qytetari perendimor i vë nga tri maska dhe mbulohet me hundë, me sy e me buzë për t'u mbrojtur nga pandemia, Alma Lama kërkon të zbulohen gratë e mbuluara shqiptare.

T'i tregosh dikujt se si duhet të vishet dhe cilat pjesë të trupit duhet t'i zbulojë para teje, është arrogancë, primitivizëm dhe niveli më i ulët, është ndërhyrje e vrazhdtë në jetën e tjetrit.

Gjithkush duhet të ketë të drejtë të vishet si të dojë.

Myslimanët nuk po kërkojnë Ty të mbulohesh si ata, me çfarë të drejte ti kërkon nga një njeri k lirë të zbulohet para teje dhe të vishet sipas shijes tënde.

Askush s'ka të drejtë të ndërhyjë në kulturën e veshjes dhe në religjionin e askujt.

Nëse shqiptarët fillojnë të tutën edhe prej basmave, prej pelerinave e prej shamiave - mos pyet.

Feja nuk rishkruhet, nuk redaktohet, as nuk demokratizohet.

Feja thjesht duhet të respektohet.

8. Meqenëse Avdullah Hoti mendon se I biri i Zotit perendimor ka lindur në Perendim, vazhdimisht shprehet kundër Lindjes.

Edhe sot tha vaksinat tha që vijnë nga Lindja, nuk i pranojmë.

Kaq i paditur është, sa mendon që për të qenë Perëndimor duhet ta urresh Lindjen.

9. Ilir Meta e ka dhënë fjalën se personalisht, me duart e veta do t'ia këpus dorën pa anestezion secilit që merr guxim t'ia vjedh votat.

Meqenëse vjedhjet bëhen me dy duart, Ilir Metës i ka dalë shumë punë.

Në Shqipëri mund të vjedhësh dukat, si Meta, por votat janë tjetër gjë.

Dukati është pasuri natyrore, si uji, të vjedhësh ujë nuk është gjynah, kurse vota është e shenjtë, sepse është private.

Përveç dukatit, Ilir Meta lejon të vjedhen edhe librat.

Prej se po shoqnohet me Ramushin, Ilir Meta ka marrë zemër, është trimëruar. Sot krejt harroi që Ramushi ishte duke vrapuar me shorce në Gërmi, kur u kacafyt me policinë.

Nejse, Ramushi ia ka mësuar disa taktika lufte se si ta shkatërrosh kundërshtarin duke e kërcënuar me fjalë. Se, i ka thënë Ramushi, kur të shohin ushtria që je çartur, ta lëshojnë rrugën (dhe Shqipërinë).

Më në fund, sot Ilir Meta ra në grackën e Edi Ramës.

Edi Rama shtiret si 'i çmendur', kurse këta tjerët (si Iliri), çmenden përnjëmend!

Çmendet Ilir Meta, nga inati pse 'Edi Rama është i çmendur'.

Është fakt, Edi Rama nëse do e kthen 'çmendurinë' modë.

Dhe e ka bërë. Ky paraqitet 'i çmendur', të tjerët çmenden prej tij vërtetë.

Edi Rama është maestro për shkatërrimin e nervave të kundërshtarëve!

Deri tani askush s'e ka fituar luftën e nervave me Edi Ramën.

10. Edi Rama e ka përdorë për fushatë një fotografi të Grida Dumës duke e 'hëngër' mikrofonin.

Nuk e ka pikturuar Gridën me mikrofon në gojë. Fotoja është reale, e vërtetë, dhe Edi Rama nuk është autor i asaj fotoje.

Shumë burra të fisit janë nervozuar pse Grida duket seksi, përveç Grida Dumës, ajo nuk është nervozuar, sepse gratë s'kanë asgjë kundër të duken seksi.

Pa qenë seksi nuk mund të dukesh seksi.

Edi Rama nuk e ka atë aftësi t'i bëjë gratë të duken seksi me zor.

Hëpërhë e di se ende s'jam bash-bash fisnike, qysh dua, këtë e di në bazë të faktit se (anipse e di që është i djallëzuar), më pëlqejnë intervistat e Edi Ramës.

P.S. I humbur është ai që e humb qetësinë.

Dhe ai që njeriun e përulur e konsideron njeri të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat