Meliza Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit, kjo është deputetja e AAK-së që i zuri vendin

Aktuale

Meliza Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit, kjo është deputetja e AAK-së që i zuri vendin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 10:31
Meliza Haradinaj-Stublla

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndonëse pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Meliza Haradinaj-Stublla ishte në mesin e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, tani pas rinumërimit të disa vendvotimeve ajo ka mbetur jashtë Kuvendit.

Vendin e saj e zuri Albana Bytyqi e cili në zgjedhjet e fundit mori 4 mijë e 420 vota.

Kjo e fundit u ankua që ish-kandidatja e AAK-së i ka vjedhur vota.

Madje për këtë rast dolën edhe disa video-incizime ku dëgjoheshin disa komisionarë duke shtuar vota në favor të Haradinaj-Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat