Çka përcakon kushtetuta pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë apo të presidentit?

Aktuale

Çka përcakon kushtetuta pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë apo të presidentit?

Nga: A.SH Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:53
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se, Kushtetua nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet fillimisht presidenti apo qeveria.

Sipas tij, nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit, ku deputetët janë ata të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president.

Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit.

Postimi në Facebook:

Kushtetua nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet fillimisht presidenti apo qeveria.

Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit.

Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër. UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin.

Praktika e ndërtuar në vitin 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat