Tahiri pas hapjes së ambasadës në Jerusalem: Ky veprim nuk mund të kontestohet

Aktuale

Tahiri pas hapjes së ambasadës në Jerusalem: Ky veprim nuk mund të kontestohet

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:58
Tahiri pas hapjes së ambasadës në Jerusalem: Ky veprim nuk mund të kontestohet

Besnik Tahiri, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës pas publikimit të lajmit për hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Jerusalem, tha se njohja e Izraelit është ndër njohjet më të rëndësishme.

Tahiri gjatë një konference për medie tha se është punuar shumë për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Njohja prej shtetit të Izraelit ka qenë një prej njohjeve më të rëndësishme, proces ky që nuk ka qenë i lehtë dhe i cili ka forcuar lidhjen tonë me shtetin e Izraelit”, tha Tahiri.

“Me 25 shkurt të këtij viti kemi ngarkuar diplomatë që të zhvillojmë komunikim me shtetin e Izraelit për të arrirë deri të kjo pikë ku jemi sot”, tha tutje Tahiri.

“Kjo njohje dhe ky moment është një ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës”, theksoi ai.

I pyetur për mundësinë e ftesës për kryeministrin në detyrë apo edhe për te personalisht që të shkojnë në inaugurimin e kësaj ambasade, Tahiri tha që nuk janë dijeni për ndonjë ftesë të mundshme apo jo, por e rëndësishme për të është rregulli shtetëror.

“Shtetet nuk i ndryshojnë qeveritë e tyre, është marrëveshje e nënshkruar me prezencën e të gjithëve dhe nuk besoj që Kurti do ketë ndonjë diskutim këtu”, tha Tahiri i cili u pyet për mundësinë e ndonjë ndryshimi të kësaj ambasade nga qeveria në ardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat