Tërmkolli: S’ka njeri që mundet me më ndalë së punuari për vendin tem

Aktuale

Tërmkolli: S’ka njeri që mundet me më ndalë së punuari për vendin tem

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:22
Melihate Tërmkolli

Deklarimi për media i Melihate Tërmkollit, pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, mori vëmendjen e të gjithëve.

Në fjalën e saj, ajo e përmendi një thënie të Gjergj Fishtës. “Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë ra dhe në çfarë injorance, Gjergj Fishta e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Përmes një lidhje telefonike në Kanal 10, Tërmkolli u shpreh se nuk do të ndalet së punuari për këtë vend.

Ajo tha se atë betim që e ka bërë në vitin 98, do ta vazhdojë edhe sot.

“Nuk e di qysh po komentohen krejt këto deklarata. Mua më kanë larguar nga LDK në vitin 2016, jam njeriu i parë që më kanë larguar nga LDK, me peticion madje.

Unë i kam edhe nja 10 vite kohë për pension, minimum, kështu që kushdo qoftë që mendon pensionin po i them qysh sot që sa të kam jetë, kam me punu për shtetin tem, për vendin tem, për popullin tem dhe nuk jam ndalë kurrë dhe në mënyrën më aktive pavarësisht a kam pas a nuk kam pas poste.

Krejt shqiptarët le ta dinë se s’ka njeri që mundet mem ndalë. Aq sa kam mundësi gjithmonë do të punoj bile prej sot fillon një fazë e re, me krejt kapacitetin që kam për vendin tim, për popullin tim.

At betim që e kam bërë në vitin ’98 do ta vazhdoj edhe sot”,tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat