Arben Vitia apo Haxhi Avdyli, cili pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë?

Aktuale

Arben Vitia apo Haxhi Avdyli, cili pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë?

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:33
Arben Vitia

Lista e emrave që pritet të emërohen në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë është ngushtuar në vetëm dy.

Emrat e ministrave në Qeverinë e ardhshme e cila pritet të formohet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ende nuk janë të ditur për publikun.

Për Ministrinë e Shëndetësisë duket se lista e emrave është ngushtuar. Njëri prej deputetëve të ardhshëm, Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa ose Arben Vitia nga LVV, pritet të emërohen në pozitën e ministrit të MSH-së.

Shneta ka mësuar nga burime se ka përpjekje të forta nga Avdyli që të jetë ministër i ardhshëm.

Asnjëri nuk ka treguar nëse është definuar emri i ministrit të ardhshëm të shëndetësisë.

Kujtojmë se Vitia ka udhëhequr MSH-në në Qeverinë Kurti vitin e kaluar, ndërsa Avdyli deri më tani nuk ka mbajtur poste ekzekutive, përveç mandateve të deputetit.

Vitija në zgjedhjet e fundit ka fituar mbi 107 mijë vota në nivel të Kosovës, ndërsa Avdyli ka marr mbi 26 mijë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat