Lumezi priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Aktuale

Lumezi priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:34
Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nevojës për konfiskimin e pasurisë, ishin pjesë thelbësore e diskutimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Ambasadores Lobbezoo.

Për me tepër, të dyja palët vlerësuan se konsolidimi i institucioneve gjyqësore, përfshirë një shërbim efikas të prokurorisë janë baza për një sundim të fortë të ligjit duke iu dhënë besim qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Kryeprokurori i Shtetit ka njoftuar Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës edhe me funksionimin dhe punën e Prokurorit të Shtetit, veçanërisht gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.  

Në anën tjetër, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, ka përgëzuar Kryeprokurorin e Shtetit për punën si dhe ka potencuar faktin se Holanda do të mbetet një partner i përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar lartë ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës dhënë për sistemin prokurorial. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat