Vjen reagimi i OVL-së pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së

Aktuale

Vjen reagimi i OVL-së pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së

Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:21
OVL-UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së  kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale.

Klinaku tha se kjo është dëshmi që Specialja është politike dhe e jashtëligjshme.

"Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj. Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së", ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se  më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat