Filozofi Blerim Latifi, ka reaguar pas rastit të fundit ku prokurori i rastit të të vrarit Tetaj, ka kthyer gjykimin dhe akuzën nga vrasje e rëndë në vrasje aksidentale, shkruan "Bota sot".
Latifi thotë se Prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar kanë me i detyru njerëzit e këtij vendi me iu rikthy drejtësisë kanunore.
Ai thotë se ekzistojnë dy lloje të drejtësisë: drejtësia e shtetit dhe drejtësia natyrore.
Postimi i tij:
Prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar kanë me i detyru njerëzit e këtij vendi me iu rikthy drejtësisë kanunore. Sepse, gjithmonë, ekzistojnë dy lloje të drejtësisë: drejtësia e shtetit dhe drejtësia natyrore. E dyta aktivizohet, kur e para humbet besimin e njerëzve.