Publikohet një video nga një kënd tjetër, kur Shaban Gogaj nervozohet pas telefonatës dhe e nxjerr armën

Aktuale

Publikohet një video nga një kënd tjetër, kur Shaban Gogaj nervozohet pas telefonatës dhe e nxjerr armën

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një video të siguruar, shihet i dyshuari Shaban Gogaj nga një kënd tjetër në momentin e vrasjes së Agonit Tetaj.

Në këtë video shihet se në momentin kur e përfundon telefonatën me vajzën e hallës së tij, Gogaj nervozohet dhe menjëherë shkon tek sirtari, nxjerr armën dhe shtie në drejtim të viktimës, Agonit Tetaj.

Pasi babai i viktimës dje publikoi momentin e vrasjes së djalit të tij, sot avokati i të dyshuarit, Besnik Berisha ka publikuarnjë video tjetër ku shihet reagimi i Shaban Gogaj pasi gjuajti në drejtim të Agonis Tetaj.

Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

Videon mund ta shikoni Këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat