Baraliu: VV-ja t'ia jap këtë post LDK-së në këmbim të votave për Osmanin presidente, ose ...

Aktuale

Baraliu: VV-ja t'ia jap këtë post LDK-së në këmbim të votave për Osmanin presidente, ose ...

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:45
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, e ka quajtur absurde kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që partitë opozita t’ia bëjnë kuorumin ose të qëndrojnë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Ai ka thënë se VV-ja mund t’ia ofrojë LDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit në shkëmbim të votave për Osmanin presidente, përcjell Bota sot.

Megjithatë, sipas Baraliut, më e drejtë do të ishte që të gjitha partitë të dalin me kandidat konsensual.

“Nuk është veç absurde, por krejt kretenike me prit apo kërku që opozita të qëndrojë në sallë dhe të krijojë kuorum për Presidente. Sidomos nga VV!!! Mendoj se kjo nuk ka gjasa fare. Në minimum VV mund t'ua ofrojë LDK-se p.sh Kryetarin e Kuvendit në shkëmbim, por më e sinqertë, drejtë, dhe konstruktive do të ishte që të gjitha partitë të dalin me kandidat konsensual. Edhe ashtu Vjosa duhet të vazhdojë politikbërjen brenda nismës Guxo”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook.

Deri tani PDK-ja dhe AAK-ja, kanë konfirmuar se nuk do të votojnë për Osmanin si presidente dhe as që do t’ua bëjnë kuorumin duke qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat