“Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”, Edita Tahiri tregon se si iu kishte përgjigjur provokimeve të Vuçiqit në Bruksel

Aktuale

“Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”, Edita Tahiri tregon se si iu kishte përgjigjur provokimeve të Vuçiqit në Bruksel

Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:44
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas provokimeve të Aleksander Vuçiqit, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të.

Tahiri ka treguar se Vuçiq edhe më herët gjatë procesit të dialogut kishte provokuar në këtë formë.

Mirëpo, ajo thotë t’i jetë përgjigjur në një mënyrë mjaftë të ashpër.

“Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”, thotë Tahiri se i ishte përgjigjur Vuçiqit.

“Aleksander Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat