“Luftënxitës”, Sali Berisha i kërkon Kosovës ta bëjë këtë gjë pas provokimit të Vuçiqit

Aktuale

“Luftënxitës”, Sali Berisha i kërkon Kosovës ta bëjë këtë gjë pas provokimit të Vuçiqit

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:50
Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka reaguar për foton e publikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ku shihej flamuri serb mbi hartën e Kosovës.

Berisha, në një postim në Facebook, iu ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë, që ta shpallin “non grata” Vuçiqin, të cilin e ka quajtur “kriminel të luftës”, përcjell Bota sot.

Berisha, poashtu, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë provokimin “armiqësor dhe luftënxitës” të Vuçiqit.

Reagimi i Berishës në Facebook:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen e flamurit të Serbisë mbi hartën e Kosovës nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftës dhe padronit të Zografit Bis, Presidentit të Serbomadhisë Vuçiq, si një provokacion të ulët dhe luftënxitës.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të deklarojnë përgjithmonë non grata këtë ultranacionalist të verbër serb.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë provokim armiqësor dhe luftënxitës të Serbomadhit Vuçiq.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat