​Mjekët nga Kosova mbërrin në Kukës për ta marrë vaksinën anti-Covid

Aktuale

​Mjekët nga Kosova mbërrin në Kukës për ta marrë vaksinën anti-Covid

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:36
Kukës

Kanë mbërritur në Kukës tre autobusët nga Kosova me punëtorë e parë shëndetësorë të cilët do të vaksinohen.

Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve. Ndërkohë, që në orën 12:00 pritet të vizitojë qendrën e vaksinimit, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Këto vaksina janë donacion nga Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat