Murat Jashari president i Kosovës? Përgjigjet kandidati i VV-së për deputet: Jo dhe jo, ja kush duhet të jetë president i Kosovës

Aktuale

Murat Jashari president i Kosovës? Përgjigjet kandidati i VV-së për deputet: Jo dhe jo, ja kush duhet të jetë president i Kosovës

Nga: N. H Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:20
Murat Jashari dhe Vjosa Osmani

Në rrjetin social në Facebook, është duke qarkulluar thirrja se vetëm Murat Jashari i përmbush kriteret për kryetar të Kosovës.

Ndaj kësaj thirrje, ka reaguar ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, përcjell “Bota sot”.

Loshi shprehet i bindur se Vjosa Osmani do të bëhet presidente e Kosovës.

“Jo dhe jo! Presidente do të bëhet Vjosa Osmani!”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Liri Loshi

Jo dhe jo! Presidente do të bëhet Vjosa Osmani!

President duhet të bëhesh me aftësitë tua dhe angazhimin tënd politik dhe jo pse vie nga një familje e çmuar. E sikur të vijë puna mes Ramushit dhe Muratit, kisha votuar për Muratin.

Ramushi mjaft e ka zhvatur Kosovën. Pas pesë vitesh nëse jemi prapë këtu, flasim. Kësaj radhe presidente zgjedhet Vjosa Osmani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat