Shifrat e grave të vrara dhe të dhunuara në Kosovë po rriten

Aktuale

Shifrat e grave të vrara dhe të dhunuara në Kosovë po rriten

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Rasti i Diana Kastratit nuk është i vetmi. Ndër vite janë vrarë Zejnepe Bytyqi, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Valbona Ndrecaj, Dafina Zhubi, Sebahate Morina e shumë të tjera.

Madje vetëm në muajin shkurt janë evidentuar 144 raste të dhunës në familje. Kurse në vitin 2020 në total ishin 2069 raste të tilla.

Rrjeti i Grupit të Grave thotë se kjo dukuri të mënjanohet duhet që kohë pas kohe të kërkohet llogari nga institucionet përgjegjëse.

Në raportin e 24 orëve të fundit të policisë bëhet e ditur për pesë raste të dhunës në familje të raportuara në polici të cilat janë në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj dhe Malishevë.

Statistikat nga Policia e Kosovës tregojnë se në janar të këtij viti janë evidentuar 166 raste të dhunës në familje përderisa në muajin shkurt janë evidentuar 144 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat