Lajmërohet Haki Abazi, tregon kush po tenton të ndikojë në formimin e institucioneve

Aktuale

Lajmërohet Haki Abazi, tregon kush po tenton të ndikojë në formimin e institucioneve

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:40
Haki Abazi

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka akuzuar përfaqësuesit e Sorosit në Kosovë, se po tentojnë të ndikojnë në politikën e Kosovës, tani që vendi gjendet në fazën e formimit të institucioneve.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ata në vazhdimësi kanë përkrahur dhe financuar opsione të ndarjes së Kosovës.

Ndërsa, tani, sipas Abazit, ata janë në përkrahje të opsioneve energjetike të bazuara në qymyr dhe hapjen e bazeneve të reja të qymyrit që është në kundërshtim të plotë me trendet zhvillimore.

Postimi i plotë i Abazit:

Sorosi me përfaqësuesit e tij në Kosovë kanë qenë në vazhdimësi në përkrahje dhe kanë financuar studime të opsionit të ndarjes së Kosovës, ata po ashtu e kanë sabotuar dhe shantazhuar punën e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës duke mbajtur dhe përkrahur pozicione në kundërshtim me veprimet dhe objektivat institucionale.

Edhe sot në fazën e tranzicionit institucional, janë në tentim të penetrimit dhe ndikimit direkt në politikën kosovare.

Ata janë në përkrahje të opsioneve energjetike të bazuara në qymyr dhe hapjen e bazeneve të reja të qymyrit që është në kundërshtim të plotë me trendet zhvillimore Evropiane dhe globale dhe kundër konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kundër sektorit të energjisë së ripërtëritshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat