Hoxhaj ka një thirrje “urgjente” për Kurtin

Aktuale

Hoxhaj ka një thirrje “urgjente” për Kurtin

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:10
Enver Hoxhaj

Pas konsituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të pranojnë asnjë nënshtrim nga fituesit e zgjedhjeve për formimin e dy institucioneve tjera.

Hoxhaj ka thënë se respektojnë votën e qytetarëve por respektojnë edhe institucionet e formuara pas zgjedhjeve.

Ai u shpreh kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente, pasi tha ajo nuk është faktor unifikues me spektrit politikë.

Hoxhaj ndër tjera para gazetarëve u shpreh se nuk pranon nga askush që siç tha ai “Të na shes sapunin për djathë”.

Hoxhaj: PDK respekton votën e qytetarëve dhe krijimin e institucioneve, nuk do t’i nënshtrohemi askujt

“Sot kishim një seancë konstituive të Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurti. Partia Demokratike te Kosovës është një parti e cila e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhje por i respekton edhe institucionet e Kosovës edhe pas zgjedhjeve pra siç e shini sot nuk ka gaz, as tym, as shtyrje mes deputetëve, as dhunë në Kuvendin e Kosovës, ne respektojmë edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës në ditën e zgjedhjeve por edhe shtetin pas ditës së zgjedhjeve, pra institucionet Kuvendin, Qeverinë, ne kemi qenë gjatë një parti fituese qeverisëse e kemi respektuar opozitën sikurse do të jemi opozitë e cila do ta respektoj shumicën parlamentare qeverisëse dhe këtu nuk lëmë ndonjë fije të dyshimit por në të njëjtën kohë çdo kush duhet ta kuptojë që PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që të na shet sapunin për djathë, nëse ka pretendime të tilla”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj i ka bërë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është edhe kandidat për kryeministër që sa më shpejt të formojnë institucionet e vendit.

Hoxhaj: Kurti t’i formojë sa më shpejt institucionet e vendit

“Ne presim prej zotit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes që të vazhdojë punën pas konstituimit të Kuvendit edhe me formimin e qeverisë edhe me zgjedhjen e presidentit. Por dua të jemi i qartë se ne nuk pranojmë që dikush interesat e tij apo saja personale të na shesin interesa nacionale, ne nuk pranojmë që dëshirën për të qenë në karrige të na shes si ide për shërbim të vendit se e vetmja karrige për të cilën angazhohet PDK është karrigia në OKB dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Ne nuk jemi këtu një enti punësimi, as një ent i avancimit në karrierë, as një departament i resurseve humane, jemi parti politike opozitare e cila do të bashkëpunoj me qeverinë sa herë që është në pyetje interesi i qytetarëve[...]e ftojmë koalicionin e ardhshëm qeverisës që të mos obstruksion, që të mos vonojë dhe t’i formojë institucionet sa më shpejt”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj sërish ka ritheksuar që Vjosa Osmani nuk do të përkrahet nga PDK për presidente meqë sipas tij ajo është faktor përçarës dhe jo faktor i pajtimit.

Hoxhaj: Osmani faktor përçarës e jo i pajtimit

“Qytetarët e Kosovës e kanë mandatuar zotin Kurti, zonjën Osmani që të krijohen institucionet. Kjo i bie që kur je shumicë parlamentare duhet të kesh kapacitet me menaxhu diferencën, me tejkalu dallimet me përbashkuar skenën pulitke aty ku ka dallime, me gjet konsensus. Kam qenë gjatë në qeveri dhe ministër i jashtëm. Për neve zonja Osmani nuk është faktor unifikues për qytetarët e Kosovës, është faktor përçarës për qytetarët e Kosovës, nuk e përbashkon skenën politike, e ka përçarë skenën politike[...] nuk është faktor i pajtimit, është faktor i agresivitetit në sallën e tij politike. Ne prandaj e ftojmë zotin Kurti që mendojmë që nuk duhet të jetë i njëjti ai që ka qenë i para 14 shkurtit. S epo të isha unë kryeministër sot nuk do të isha i njërit sikurse ai i para 14 shkurtit se zgjedhjet mbahen në frymën e poezisë por qeverisja është prozë, prozë e rëndë dhe proza nënkupton që duhet të menaxhoj dallimet, diferencat, duhet ta unifikojë popullin e Kosovës dhe nuk është detyra e opozitës, mos pritni prej neve që të japim votën blanko”, deklaroi Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat