Dy ministra nga komunitetet pakicë dhe një nga lista serbe në Qeverinë Kurti 2

Aktuale

Dy ministra nga komunitetet pakicë dhe një nga lista serbe në Qeverinë Kurti 2

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:35
Albin Kurti

Tri ministri të Qeverisë Kurti 2 pritet të drejtohen nga komunitetet në Kosovë, njërën prej të cilave do ta udhëheqë Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Kandidati për kryeministër nga partia fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar, pjesë e të cilit do të jenë propozoi të jenë dy ministra nga komunitetet pakicë, dhe një nga lista serbe.

Kurti propozoi Emilija Rexhepin zëvendëskryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut, ndërkaq për ministrinë e Pushtetit Lokal propozoi Elbert Krasniqin.

Kurse nga Lista Serbe, është propozuar që të drejtohet ministria për Komunitete dhe Kthim, saktësisht nga Goran Rakiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat