Nesër Prokuroria Speciale në Hagë do t`i kthejë pajisjet të cilat i ka marrë ditë kur u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook.
Po ashtu, ai ka thënë se avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi do të shkojë në në zyrat e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t'i marrë pajisjet.
“Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona...?”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t'i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartshënuar, do të shkojë në zyrat e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t'i marrë pajisjet tona.
Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona...?