Abdixhiku takohet me ambasadorin Kosnett, mësohet se çfarë u bisedua

Aktuale

Abdixhiku takohet me ambasadorin Kosnett, mësohet se çfarë u bisedua

Nga: N. H Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:37
Philip Kosnett dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Kështu ka njoftuar kjo parti, përmes një kumtesë të lëshuar në rrjetet sociale, përcjell “Bota sot”.

Në këtë takim, mësohet se është biseduar rreth zgjedhjeve të brendshme në LDK, dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.

Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat