Donika Gërvallës i vjen urimi i parë nga LDK, këto janë kërkesat ndaj saj

Aktuale

Donika Gërvallës i vjen urimi i parë nga LDK, këto janë kërkesat ndaj saj

Nga: P.R Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:31
Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Zëvëndëskyreministre e dytë e Kosovës

E bija e heroit të kombit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Përveq kësaj, Donika Gërvalla do të jetë edhe Zëvëndëskyreministre e dytë e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.

E për emërimin e saj, Gërvallën e ka uruar Osman Ferizi, kryetar i degës së LDK-në në Gjermani.

“Shpresojmë dhe besojmë që do i vëni në shërbim dijen, energjinë, guximin dhe miqësin e krijuar Shqiptaro- Gjermane që Komuniteti ynë të avancoj në nji organizim të dinjitetshem për ruajtjen e vlerave kulturore, gjuhësore dhe një integrim si komunitetet e shteteve me ndikim ,autoritet dhe traditë”, ka shkruar Ferizi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Urime dhe suksese zgjedhja juaj z.Donika JUSUF Gërvalla në pozitën e Ministres së jashtme, kjo është nji shpresë për zgjidhjen e shumë problemeve në Mergat në të cilën ju keni jetuar dhe kontribuar për 3-dekada,ia njihni vuajtjet, ëndrrat dhe idealet. Si veprimtare për dekada në LDK-se ku i keni kontributet tuaja ne komunikim dhe informim si zyrtare e larte në Degë dhe në zgjedhjet e 2015 si kryetare e DEGA e LDK-së për GJERMANI????, shpresojmë dhe besojmë që do i vëni në shërbim dijen, energjinë, guximin dhe miqësinë e krijuar Shqiptaro- Gjermane që Komuniteti ynë të avancoj në nji organizim të dinjitetshem për ruajtjen e vlerave kulturore, gjuhësore dhe një integrim si komunitetet e shteteve me ndikim, autoritet dhe traditë. Është e domosdoshme që të iniciohen procedura dhe ndryshime në parlament:

Ligjin për Mërgatën,

Hapjen e Qendrave Kulturore në kryeqytetet e mëdha të Rep. Gjermane,

-Krijimin e legjislacionit për votim nga Mërgata,

-Mësimi plotësues i DETYRUAR për fëmijët tanë,

- Stafet diplomatike dhe konsullore një verifikim i diplomave dhe performances së tyre,

-Hetim detal për shpenzimet financiare nga Ministria e Mërgatës!

-Bashkëpunim me rrjetin e bizneseve dhe kuadrove të kualifikuara për sjelljen e dijes dhe përvojës në Kosovë.

Ju uroi suksese në misionin tuaj!

Osman Ferizi. 23.03.2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat