A duhet LDK ta votojë Vjosa Osmanin presidente? Flet Isa Mustafa

Aktuale

A duhet LDK ta votojë Vjosa Osmanin presidente? Flet Isa Mustafa

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:25
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk ka vendosur nëse do t’ia bëjnë kuorumin apo t’a votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.

Anipse deputetë të kësaj partie kanë dalë hapur se do t’a votojnë Osmanin, një vendim pritet të merret në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

E në këtë çështje nuk po dëshiron të involvohet ish-kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Ai për Front Online ka thënë se përgjegjësia i takon Këshillit të Përgjithshëm nëse do t’a votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.

“Nuk dëshiroj të involvohen në një vendim që duhet ta merr Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Përgjegjësia iu takon atyre”, tha Mustafa.

Kujtojmë se sot kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet me kandidaten për Presidente Vjosa Osmani ku do të bisedojnë rreth çështjes së kuorumit dhe votës nga LDK-ja për Presidenten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat