Kurti: Pata një bisedë telefonike me Merkel, folëm për Covid-19 por edhe për dialogun me Serbinë

Aktuale

Kurti: Pata një bisedë telefonike me Merkel, folëm për Covid-19 por edhe për dialogun me Serbinë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:12
Albin Kurti dhe Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një telefonatë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se më të kanë biseduar për situatën me pandeminë COVID-19, luftën kundër korrupsionit, procesin e integrimit në Unionin Evropian dhe dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se gjithashtu kanë rënë dakord për një dialog të udhëhequr nga qeveria me Serbinë për të normalizuar më tej marrëdhëniet tona dhe për të hequr të gjitha pengesat jo-tarifore.

Image
Twitter

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Merkel përmes një letre e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat