​Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Aktuale

​Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:37
Ambasadori Weidinger

Kryeministri Albin Kurti sot pati një takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller.

Ambasadori Weidinger potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërsa, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat