Situata e rëndë me COVID19/ Kërkohet mbyllje urgjente nga Arben Vitia

Aktuale

Situata e rëndë me COVID19/ Kërkohet mbyllje urgjente nga Arben Vitia

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:53
Arben Vitia

Veprimtari shqiptar dhe analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka kërkuar që në Kosovë të ketë mbyllje urgjente përshkak të situatës së krijuar me Covid19.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, kërkon nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të mbyllet Kosova për dy javë.

Sipas tij, kjo që po ndodh me Covid është një vrasje nga shteti.

Postimi i plotë:

800+ raste, 13 vdekje/ditë mesatare! ???

Qeveria, me Arben Vitia në detyrë, duhet të bëjë një mbyllje urgjente, të rrepte dhe me detyrim disipline për 10-14 ditë.  Mbyllje të të gjitha aktiviteteve e bizneseve përveç me esenciale.

Çfarë po ndodh me Covid është një vrasje nga shteti dhe vetëvrasje kolektive. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi, jo më se paku sepse edhe vet është përgjegjëse për këtë situatë të rendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat