Profesori universitar paralajmëron: Rrezikun më të madh nuk e paraqet virusi

Aktuale

Profesori universitar paralajmëron: Rrezikun më të madh nuk e paraqet virusi

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:37
Ibrahim Berisha

Profesori universitar, Ibrahim Berisha ka reaguar rreth gjendjes aktuale.

Ai përmes një postimi në facebook shkruan se, rrezikun më të madh nuk e paraqet virusi, por  njerëzimi ka në dorë të gjitha dijet shkencore dhe teknologjitë për të fituar ndaj virusit.

Sipas tij, problem të vërtetë paraqesin demonët tonë të brendshëm, urrejtja jonë, lakmia dhe padituria.

Ky është postimi i plotë i tij:

Rrezikun më të madh nuk e paraqet virusi. Njerëzimi ka në dorë të gjitha dijet shkencore dhe teknologjitë për të fituar ndaj virusit. Problem të vërtetë paraqesin demonët tonë të brendshëm, urrjetja jonë, lakmia dhe padituria. Frikohem se në krizë njerëzit nuk janë duke reaguar me një solidaritet global, por me urrejtje, gjykojnë vendet tjera, duke ua hedhur fajet pakicave etnike dhe religjioze. (Juval Noa Harari)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat