Nol Nushi: Vjosa Osmani do ishte Presidente vetëm e Albin Kurtit

Aktuale

Nol Nushi: Vjosa Osmani do ishte Presidente vetëm e Albin Kurtit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 00:05
Nol Nushi

”Nëse Vjosa Osmani zgjidhet presidente, tri rolet kryesore të një shteti, siç është Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Presidenti, do të kontrollohen nga një parti e cila është Lëvizja Vetëvendosje – e kjo është rrezik për demokracinë, dhe në këtë grackë nuk do duhej të bie LDK-ja”.

Partia Social Demokrate ka dalur me një thirrje drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të mos e votuar Vjosa Osmanin për Presidente të vendit.

Lidhur me këtë, anëtari i PSD-së, Nol Nushi, po thotë se themelimin e institucioneve të reja, do duhej ta bënte vet Vetëvendosje, meqë është shumicë parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

”Zgjedhjet janë mbajtur, rezultati ka dalë dhe është përgjegjësi e pozitës parlamentare për t’i konstituuar institucionet. Kurrë më shumë ndonjë parti nuk ka fituar deputetë si në këtë rast, Vetëvendosje me Vjosa Osmanin”.

Nushi në Edicionin Special, tha se nëse Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës, tri pozitat kryesore të shtetit, do të kontrolloheshin nga Vetëvendosje.

”Nëse Vjosa Osmani zgjidhet presidente, tri rolet kryesore të një shteti, siç është Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Presidenti, do të kontrollohen nga një parti e cila është Lëvizja Vetëvendosje – e kjo është rrezik për demokracinë, dhe në këtë grackë nuk do duhej të bie LDK-ja”.

Pra, Vjosa Osmani do të kontrollohej nga Vetëvendosje në rast se bëhet Presidente?

”Absolutisht, jo vetëm në anën formale të saj, por ajo nuk e di çka dallon më, të dytë kanë qasje populiste, totalitare dhe e kanë vetëm për pushtetin e tyre. Kish qenë kombinim i mirë për ta kapur shtetin, në një anë Vjosa [Osmani], në një anë Glauk [Konjufca], e në një anë Albin [Kurti]”.

”Numrat janë këta që janë dhe partitë opozitare nuk kanë asnjë borxh që ta mbrojnë pa asnjë kusht pushtetin. Vet vota për Vjosa [Osmani], tashmë s’ka kuptim. Pushteti i numrave të [Albin] Kurtit dhe [Vjosa] Osmanit, është arrogant. Vjosa [Osmani] qartazi e ka treguar se është e anshme në detyrë. E ka përdorur pozitën e detyrës së Presidentes”.

”E pashembullt ka qenë gjuha e Vjosa Osmanit karshi kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. ”Ajo [Vjosa Osmani] është qartazi e anshme. Gjuha e saj është përjashtuese ndaj kundërshtarëve dhe qartazi ajo [Vjosa Osmani] s’mund të jetë një Presidente e të gjithëve, ajo do të jetë Presidente vetëm e Albin Kurtit apo instrument i tij për ta shtrirë kontrollin në të gjitha sferat e shtetit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat